Zjarri “përpin” banesën në Elbasan

Një shtëpi në fshatin Gjergjan të Elbasanit është përfshirë nga flakët rreth orës 11:45 të ditës së sotme.

Zjarri i rënë ka perfshire të gjitha ambientet e banimit dhe çatinë duke djegur pjesërisht mobilet dhe pajisjet.

Fatmirësisht bëhet me dije se nuk ka të lënduar nga zjarri , ndërsa punonjësit e shërbimit zjarrfikës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Nga ana tjetër, Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 11.11.2021 13:24