Zjarri “përpin” një banesë në Vlorë (VIDEO)

Një zjarr ka rënë në një banesë në Vlorë, në lagjen Pavarësia, në zonën pranë ish-pishinave.

Zjarri ka rënë në oborrin e një banese, por ëm pas është përfshirë edhe shtëpia, duke vënë në rrezik banorët.

Zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Dy auromjete zjarrfikese dhe policia ndodhen në vendngjarje për stabilizimin e situatës dhe për vënien e flakëve nën kontroll./albeu.com/