“Ullishta e Vjetër” e Elbasanit për 12 orë nën “pushtetin” e flakëve, shkrumbohen 10 hektarë

Ditën e djeshme “Ullishta e Vjetër” e Elbasanit u përfshi nga flakët për rreth 12 orë.

Si pasojë e flakëve, janë shkrumbuar thuajse tërësisht rreth 10 hektarë të kurorës së gjelbër, pjesa më e madhe me ullinj shekullorë.

Të lidhura

None found

Në terren  u aktivizuan 7 makina dhe 30 zjarrfikës, të cilët u ndihmuan në këtë betejë edhe nga bashkitë fqinje, ekipet e emergjencave dhe banorë të zonës për shuarjen e flakëve gjigande që u përhapën ne shpejtësi dhe u favorizuan edhe nga era dhe temperaturat e larta.

Zjarret në ullishtën e vjetër të Elbasanit u shfaqën mesditën e të dielës dhe vijuan duke u shtrirë nga periferia e qytetit drejt Tregut Agroushqimor deri te Fabrika e Çimentos.

Në disa zona  ndërhyrja me mjete ishte  e pamundur për shkak të terrenit të vështirë dhe  u shfrytëzua ndërhyrja  me mjete rrethanore.

Fatmirësisht falë forcave zjarrfikëse, zjarri është vënë nën kontroll.


dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcratosroyalbet