Zjarr në një banesë në Korçë, humb jetën një person

Një banesë në Korçë është përfshirë mbrëmjen e sotme nga zjarri. Burime bëjnë me dije se një person është asfiksuar dhe se ka humbur jetën.

Zjarrfikësja, ambulanca dhe shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje.

Njoftimi:

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 


Shtuar 27.01.2022 20:57

Tags: ,