Policia ka identifikuar dhe ka vënë pranga autorin e krimit të rëndë në Elbasan ku vdiq një 28-vjeçar dhe u plagos rëndë vëllai i tij 19-vjeçar pas një sherri me thika.
Burimet bëjnë me dije se autori ka pranuar krimin e rëndë si dhe është gjetur mjeti i mprehtë, thikë, më të cilin është kryer krimi i rëndë.
Ende nuk dihen motivet që e çuan autorin, identiteti i të cilit ende nuk dihet, të kryentë këtë krim të rëndë, por dyshohet se sherri ka nisur për një vajzë.
Ngjarja:
Dy vëllezër janë përfshirë në një sherr në Elbasan me persona të tjerë ku kanë përfunduar njëri i vdekur dhe njëri i plagosur rëndë.
Viktima është shtetasi Mikel Kovaci, 28 vjeç dhe i plagosur ka mbetur vëllai i tij 19 vjeç Florenc Kovaci, i cili është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, në gjendje kritike.
Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës pasi gjendja e tij është shumë e rëndë.
Ngjarja mesohet se ka ndodhur te Fusha e Vjeter e Sportit ne Elbasan, ku të rinjtë janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke shkaktuar një të vdekur.
Aktualisht besohet se sherri mes të rinjve ka ndodhur pas debatit për një vajzë, por nuk dihen saktësisht rrethanat e ngjarjes.
Mësohet se në vendin e ngjarjes ndodhet policia e cila po heton më shumë mbi ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË:
Elbasan
Kapet në kohë rekord autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit dhe i plagosjes së vëllait të tij, mbrëmjen e sotme.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti prerës (thikë) me të cilën autori kreu krimin.
Falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë të Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të DVP, veprimeve të shpejta hetimore e profesionale, krehjes së zonës dhe kontrolleve të shumta, u bë e mundur kapja e autorit të dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Shërbimet e Policisë kapën dhe shoqëruan në Polici për veprime të mëtejshme shtetasin Ardit Hida 24 vjeç, i cili u kap në lagjen “Brigada e 17 Sulmuese”.
Gjithashtu u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i thikës me të cilën ky shtetas plagosi dy vëllezërit, ku si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K.,19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. /albeu.com/