Nuk përfundon sot! Shtyhet sërish ndalimi i grumbullimit të turmave në ambientet e hapura e të mbyllura

Vazhdojnë të jenë të ndaluara grumbullimet në vende të hapura apo të mbyllura, deri në datën 15 nëntor.

Vendimi i ministrisë së Shëndetësisë ishte në fuqi deri më 1 nëntor 2021, ndërsa sot është shtyrë deri në datë 15 të këtij muaji.

Vendimi është botuar ditën e sotme në fletoren zyrtare dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.

Vendimi:

Në  urdhrin nr.  633, datë 17.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në  vende të  mbyllura apo  të hapura”,  të ndryshuar, bëhet ndryshimi si vijon:

1.Në  pikën 1  të  urdhrit, togfjalëshi “deri në datën 1.11.2021” zëvendësohet me  togfjalëshin  “deri në datën 15.11.2021. Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit në vendin tonë u shënuan 631 raste të reja me COVID.

Aktualisht në Shqipëri numërohen 7 827 qytetarë të infektuar me koronavirus. Ora policore në vend nis pas orës 23:00 deri në 06:00 të mëngjesit.


Shtuar 5.11.2021 22:54