Vrajse me armë zjarri në Tiranë (VIDEO)

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pak më parë në Tiranë dhe mësohet se është vrarë një person. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Gjykatës së Tiranë, në një lokal.

Ndërkohë mësohet se viktima është qëlluar 4-5 herë me armë dhe se  i plagosur ka mbetur edhe një ish-prokuror, tashmë me profesion avokat, Adriatik Cama.

Rrethanat e vrasjes janë ende të paqarta, ndërsa policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje

Policia ka identifikuar autorin e vrasjes dhe plagosjes.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:50, në bulevardin “Gjergj Fishta” dyshohet se shtetasi M. P. ka vrarë me armë zjarri shtetasin K. S. ( ish-bashkëshortin e vajzës) dhe si pasojë e të shtënave është plagosur dhe shtetasi A. C., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, shtetasi M. P.

Janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Tiranës.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com