Tentoi të vriste 36-vjeçarin ditën e Vitit të Ri, vihet në pranga vlonjati

Një 43-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi kishte tentuar të vriste ditën e Vitit të Ri me armë zjarri një 36-vjeçar.

Shtetasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” të mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Konflikti i cili nisi për motive të dobëta përshkallzoi në përplasje me armë, por fatmirësisht pa shkaktuar dëme.

Njoftimi i Policisë:

DVP Vlorë – Tentoi ta vriste me armë zjarri 36-vjeçarin, mesditën e datës 31.12.2021, kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

A. Sh., 43 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi më datë 31.12.2021, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në ambientet e një lavazhi, gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Sh. Gj., 36 vjeç, pa i shkaktuar dëmtime.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com

 


Shtuar 27.01.2022 14:56