Të shtëna me armë zjarri në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, raportohet për një të plagosur rreth 19 vjeç me inicialet R.G.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur te stadiumi “Selman Stërmasi”.

Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje, ndërkohë që dy persona janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i policisë: 

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:45, në rrugën “Liman Kaba”, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasi R. K., 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit me dy shtetas ende të paidentifikuar nga ana e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve./albeu.com


Shtuar 27.05.2021 16:03