Të shtëna me armë drejt një banese në Prezë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar gjatë natës kundrejt një banese në Pezë.

Policia njofton se banesa është në pronësi të shtetasit N.S., teksa raportohet se ka vetëm dëme materiale.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi

Tiranë/Informacion paraprak

Gjatë natës, në Prezë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit N.S, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.


Shtuar 24.05.2021 08:13