Shqipëria rikthen karantinën për shtetasit që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia

Komiteti Teknik ka vendosur karantinë dy javore për të gjithë shtetasit që vijnë nga Greqia dhe Maqedonia.

Nga dita e nesërme qëndrimi në karantinë 2 javore për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri më 3 maj…”

Rakacolli: Padyshim që ka filluar të ndihet edhe efekti i vaksinimit masiv. Ajo që vihet re në Rajon situata paraqitet ndryshe, ndryshe nga vendi ynë, në fqinjët tanë, në Maqedoninë e Veriut numri rasteve janë shtuar, por edhe i jetëve të humbura, e kjo duket në grafikët e paraqitura. Sfida e komitetit tonë është përmirësimi i indikatorëve.

Duke parashikuar faktorët do të merren edhe masat. Mos respektimi nga subjektet elektorale mund të ndikojë në rritjen e rasteve.

Festa e Pashkëve do të sjellë edhe ardhje nga vendet e terja. Kujtojmë se vitin e kaluar, në Pashkë u rritën rastet, dhe numri i jetëve.

Duke pasur situatën lokale, ku e zë Gjirokastra. Nga dita e nesërme qëndrimi në karantinë 2 javore për personat që vijnë nga Maqedonia dhe Greqia deri më 3 maj. Nxënësit e viteve të parë dhe të dyta që kanë qenë në mësim online, mund të fillojnë edhe mësimin në klasë