Rrëzohet avioni në Malësi të Madhe (FOTO LAJM)

Një avion i vogël privat është rrëzuar në zonën e Kelmendit në Malësinë e Madhe. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme.

Avioni ka pësuar një defekt në ajër dhe është detyruar të ulet, por si pasojë e përplasjes me tokën, nuk ka persona të lënduar.

Fotot e publikuara nga “Realiteti Post” tregojnë avionin në livadhet e Vermoshit.

Ende nuk dihet se kujt i përket avioni dhe se sa persona ndodheshin brenda tij në momentin që ndodhi aksidenti. Policia të Shkodrës nuk ka dhënë asnjë njoftim për ngjarjen në fjalë.

VIJON…/albeu.com/

 

 

 


Shtuar 4.10.2021 12:48