E FUNDIT/ Rama: Nesër shpall planin për përballimin e krizës energjitike (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar se qeveria ka punuar një plan për përballimin e krizës së energjisë elektrike. Kryeministri deklaroi se ky plan do të bëhet publik nesër dhe u diskutua sot gjatë një mbledhje të pazakontë të qeverisë, pak minuta më parë.

Edi Rama: Mirdita, faleminderit sot kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën në furnizimin e energjisë elektrike.

Është i diktuar nga një situatë e përgjithshme nga rritja marramendëse e çmimeve dhe i jep mundësinë e qeverisë të ndërhyjë me instrumenta financiarë apo instrumenta të natyrës administrative. I kemi hapur rrugë planit për të përballuar këtë siituatë dhe planin do ta bëjmë public nesër. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 8.10.2021 09:54