Një aksident i rëndë ka ndodhur në afërsi të Pogradecit. Shtetasja Xhaniana Hoxha, 29 vjeç ka ndërruar jetë gjatë transportimit në spital.
Ajo ka ndërruar jetë gjatë transportimit për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërkohë që policia ka proceduar dhe drejtuesin e mjetit, i cili ka mbatur dhe vetë i plagosur.
Vijojnë hetimet në lidhje me shkaqet e aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se mjeti ka dalë nga rruga si pasojë e shpejtësisë dhe lagështirës në rrugë, si pasojë e motit me reshje.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak datë 07.10.2021, i cili bën fjalë për një aksident rrugor, strukturat e lartpërmendura, filluan procedimin penal për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndaj shtetasit K. G., 42 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, pasi në segmentin rrugor Grunjas-Kakaç, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë dëmtime pasagjerja, shtetasja Xh. H., 29 vjeçe, banuese në fshatin Shqitas, Maliq, e cila gjatë transportimit për mjekim më të specializuar në Tiranë, ka ndërruar jetë, si edhe drejtuesi i mjetit K. G., i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorive së Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme. /albeu.com/