Rama jep lajmin e mirë: 11,700 doza të Pfizer mbërrijnë në Shqipëri!

Kryeministri Rama ka lajmëruar ardhjen  e një tjetër sasie vaksinash anti-COVID në Shqipëri.

Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se 11 700 doza të tjera nga Pfizer kanë mbërritur pak momente me parë Rinas.

Postimi:

11,700 doza të tjera të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri.  Çdo javë do të vijnë vaksina AntiCovid, sipas kalendarit të lëvrimit të kontratave që kemi siguruar.

Më shumë se 760 MIJË vaksina kanë mbërritur deri tani Shqipëri, teksa vijojmë pa u ndalur drejt objektivit tonë për të kryer 1 MILION vaksinime. /albeu.com/


Shtuar 10.05.2021 21:34