PS propozon Edi Ramën si Kryeministër i Shqipërisë

Ditën e sotme PS ka dorëzuar në Presidencë sipas nenit 96, shkresën për propozimin e Edi Ramës si kryeministër i Shqipërisë.

Ky formalitet, që tashmë ka mbërritur në Presidence vjen vetëm pak ditë pasi kryeministri Edi Rama shpalli qeverinë e 3 të tij për të qeverisur shqiptarët në 4 vitet në vijim.

Rikujtojmë se kryeministri Rama nis më 10 shtator mandatin e 3 qeverisës, një rekord i vendosur për herë të parë ndërkohë që ka shprehur hapur dëshirën dhe qëllimin për një mandat të katërt.

Neni 96 i Kushtetutës:

1. Presidenti i Republikës, në fillim të legjislaturës, si dhe kur vendi i Kryeministrit mbetet vakant, emëron Kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive, që ka shumicën e vendeve në Kuvend.

2 . Në qoftë se Kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një Kryeministër të ri brenda 10 ditëve.

3. Në qoftë se edhe Kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një Kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron Kryeministrin e ri. 4. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë Kryeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan
Kuvendin.

Emrat e kabinetit qeverisës së mandatit të tretë të kryeministrit Rama:

Ministria e Rindërtimit dhe zv.kryeministër Arben Ahmetaj

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme Olta Xhaçka

Ministër i Mbrojtes Niko Peleshi

Ministria e Drejtësisë Ulsi Manja

Ministrai e Punëve të Brendshme Bledi Çuçi

Ministria e Ekonomisë Delina Ibrahimi

Ministria e Infrastrukturës dhne Energjisë Belinda Balluku

Ministria e Bujqësisë Frida Krifca

Ministria e Kulturës Elva Margariti

Ministria e Turizmit Mirela Kumbaro

Ministre e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu

Ministre e Arsimit Evis Kushi

Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali

Ministre Shteti për Sipërmarrjen Edona Bilali

Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi

Ministre Shteti për Standardet dhe Cilësinë Milva Ikonomi /albeu.com/