Prostitucion brenda qendrës së masazheve, arrestohen katër vajza në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Inside” dhe ka arrestuar 4 shtetase të cilat ushtronin veprimtarinë e paligjshme të prostitucionit.

Sipas policisë, 4 vajzat kishin përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetaset Xh. K., 28 vjeçe, B. K., 23 vjeçe, A. P., 21 vjeçe dhe A. K., 26 vjeçe, të gjitha banuese në Tiranë.

Shtetasja Xh. K. administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Margarita Tutulani”, në të cilën, përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen A. R., 31 vjeçe, punonjëse në këtë qendër masazhesh, si dhe për shtetasit E. A., 27 vjeç, E. C., 34 vjeç, S. M., 32 vjeç dhe A. P., 28 vjeç, klientë në këtë qendër masazhesh.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 6 aparate celulare, shumat 351.000 lekë të rinj dhe 550 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/


Shtuar 20.03.2023 10:52