Policia në Tiranë merr frenat, sa persona u arrestuan?

Policia ka arrestuar disa persona në Tiranë të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të shtetasve :

E. Gj., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një përforcues metalik ;

H. V., 17 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, Forca e Posaçme “Shqiponjat” gjeti dhe sekuestroi një sasi me lëndë narkotike kanabis ;

J. C., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga punonjësit e policisë të Komisariatit të Policisë Nr.1 iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi më lëndë narkotike kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Organizimi i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara” i shtetasit R. N., 34 vjeç, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin e tij bar-kafe, u gjeten 9 poste loje me ekrane dhe tastiera të veçanta, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Këto paisje dyshohen se shërbenin për organizimin e lojrave të palejuara.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” i shtetasit K. V., 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një përforcues grushti.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

E. M., 35 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

Z. S., 59 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse ;

E. G., 37 vjeç, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, në kryqëzim me rrugën “Jordan Misja”, ka aksidentuar biçiklistin,  G. R., 62 vjeç, i cili ka ndërruar jetë në spital.

•Më datë 14.05.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit, S. M., 27 vjeç, sepse në rrugën e “Barrikadave”, ka goditur me grushta në pjese të ndryshme të trupit, shtetasin V. D.

•Më datë 14.05.2021,në rrugën “Thoma Koxhaj”, persona të paidentifikuar kanë vjedhur banesën e shtetasit A. K., 37 vjeç, ku kanë marrë disa sende me vlerë dhe një shumë parash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Shtuar 15.05.2021 02:05