Plas arma në Tiranë, breshëri plumbash në Astir

Të shtëna me armë me armë janë shënuar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në Astir.

Burimet bëjnë me dije se është qëlluar me breshëri drejt një makine. Mjeti ka qënë i ndaluar në semafor dhe ka qënë me e lehtë për atentatorët.

Të lidhura

None found

Dyshohet se në mjetin që është qëlluar kanë qënë dy persona, por nuk dihet zyrtarisht nëse ka apo jo viktima apo të lënduar edhe pse zona është e mbushur me disa autoambulanca.

Policia gjendet në vendngjarje dhe po heton më shumë mbi ngjarjen e rëndë dhe motivet e saj. /albeu.com/

 

 

 


Shtuar 13.11.2021 19:41