Përfshihet nga flakët një qendër studimi për fëmijë në Tiranë

Pak pas mesnate, një qendër studimi për fëmijë është përfshirë nga flakët. Policia bën me dije se nga zjarri ka vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 18.01.2022, rreth orës 01:00, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka rënë zjarr në një qendër studimi për fëmijë, ku ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 18.01.2022 08:03

Tags: ,