Paratë tufa-tufa, dalin pamjet nga sekuestro marramendëse në Portin e Durrësit

Janë në sekuestruar në Portin e Durrësit 1 mln paund cash në një furgon që vinte nga Anglia.

Albeu.com ka siguruar fotografinë ku paratë duken tufa-tufa, të mbledhura me llastiqe.

Forca të shumta policie ndodhen në Portin e Durrësit.

Mësohet se paratë ishin fshehur në shasinë e një furgoni mallrash, i cili prej vitesh bënte linjën Angli-Shqipëri, i cili mbërriti në vendin tonë me tragetin e Ancona-s rreth orës 12:00.

Dyshohet se sinjalizimi për furgonin ka ardhur që nga Anglia, prandaj dhe furgoni duhej të kontrollohej në ccdo kalim në Portin e Durrësit.

I njëjti shofer ka dhe dy furgona të tjerë në Portin e Durrësit në pronësi të tij. Ende nuk ka një reagim zyrtar nga Policia.

 

Shtuar 19.05.2021 17:05