KQZ ka gjobitur me 3 mijë lekë të gjithë anëtarët e KZAZ që kanë numëruar më pak se 50% të votave. Bëhet me dije se deri më tani janë 18 KZAZ të cilët kanë numëruar më pak se 50% të votave.
“Votimi për 39 KZAZ, në 35 kanë arritur vetëm mbi 50%, ndërsa 18 KZAZ kanë numëruar më pak se 50%. Numërimi i votave pasqyruar ditën e sotme. Komisioneri ka vendosur sanksione për të gjitha KZAZ-të ku nuk janë numëruar 50% të votave.”, njofton KQZ.
Ndërkohë vijon numërimi teksa deri më tani kryeson PS me 48.82% të votave e ndjekur nga PD me 39.27%.