Ishte punësuar në Ministrinë e Jashtme, jep dorëheqjen motra e Nuredin Dumanit

Ishte punësuar në ministrinë e Jashtme, motra e serial-killerit Nuredin Dumani, Xhuljana Dumani ka dhënë dorëheqje.

Lajmi vjen pak orë pasi Ministria e Jashtme reagoi me një sqarim pas raportimeve se motra e Dumanit, ishte punësuar në këtë dikaster dhe ishte pajisur me certifikatë sigurie.

Në një njoftim për mediat, MEPJ sqaroi se shtetasja me iniciale Xh.D. ishte përzgjedhur fillimisht për të kryer praktikën 3-mujore në ministri.

Pas përfundimit të praktikës, me motrën e Nuredin Dumanit është lidhur një kontratë 1-vjeçare pune.

Dumani ishte e punësuar si specialiste e marrëdhënieve me NATO-n. /albeu.com