E FUNDIT/ Ishte duke punuar në një restorant në “Don Bosko”, 40-vjeçari bie nga shkallët

Një 40-vjeçar në Don Bosko është aksidentuar teksa ka qenë duke punuar në një restorant atje.

Njoftimi i Policisë:

Me datë 01.12.2021, rreth orës 12:50, në rrugën “Don Bosko”, në një restorant, aksidentalishit ka rënë nga shkalla shtetasi E. Sh., 40 vjeç, i cili ishte duke punuar.

Si pasojë ky shtetas është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com/


Shtuar 1.12.2021 13:24