Grabitje me armë në Durrës

Një grabitje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Ngjarja ka ndodhur në Fllakë të Durrësit ku sipas burimeve  autorët kanë qenë të armatosur dhe të maskuar.

Ata kanë hyrë në karburant rreth orës 09:00 dhe nën kërcënimin e armës kanë kërkuar të marrin paratë e xhiros ditore.

Pasi kanë marrë shumën ditore të karburantit, autorët janë larguar. Policia ka nisur hetimin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /albeu.com/

 


Shtuar 6.06.2021 09:51