E mitura mendon vetëvrasjen, 5 “monstrat” në Mirditë e rrëmbyen nga shkolla dhe e droguan

Detaje tronditëse janë zbardhur nga ngjarja e zbuluar dje në Mirditë, ku një vajzë e mitur abuzohej seksualisht nga 5 persona.

Sipas dëshmive mësohet se vajza e mitur është rrëmbyer nga shkolla nga të arrestuarit dhe është droguar.

Në efektin e lëndëve narkotike ajo është detyruar të bëjë veprime seksuale me personat e arrestuar.

Mësohet se nga të arrestuarit asaj i është dhënë një celular dhe është kërcënuar që duhet t’a hapë sa herë ata e telefononin ose do i vrisnin nënë, motrën.

Burimet bëjnë me dije se vajza është në gjendje shumë të rënduar psikologjike ndërkohë vlen për t’u theksuar se gjendja e saj ekonomike në familje është shumë e vështirë.

Rikujtojmë se ka qënë pikërisht celulari i dhënë nga shtetasit e vënë në pranga, që ka zbuluar këtë ngjarje makabre.

E mitura është vëtëm 15 vjec, në klasë të nëntë ndërsa abuzuesit janë nga mosha 17 në 44 vjecar. /albeu.com/

 

 

Shtuar 19.05.2021 12:49