Çfarë pritet të ndodhë? Yuri Kim shkon në SPAK (FOTO LAJM)

Ditën e sotme Yuri Kim po zhvillon një vizitë në SPAK.

Burimet për albeu.com bëjnë me dije se ajo do të zhvillojë një mbledhje me kreun e SPAK Arben Krajën dhe me drejtoreshën e BKH, Aida Hajnaj

Mësohet se ditën e sotme do të prezantohen 28 hetuesit e rinj të BKH-së.

Ambasadorja Kim do të prezantojë hetuesit e rinj të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një njësi e ngritur posaçërisht me mbështetjen e amerikanëve për Shqipërinë.

POSTIMI:

U takua sot me Hetuesit e parë të BKH, të cilët janë duke përfunduar trajnimin. Puna e tyre është e rëndësishme dhe e vështirë, por ata do të kenë sukses. Njerëzit e Shqiperise kanë mbështetur në to; familjet e tyre krenohen me to; SHBA do t’i mbështesë fuqimisht ata në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. /albeu.com/

 


Shtuar 1.07.2021 11:54