Bien sërish shifrat, sa viktima pati sot?

360 të infektuar nga COVID-19 janë shënuar në 24 orët fundit si dhe 6 viktima në vendin tonë.

Nga ana tjetër lajmi i mirë është se ka sërish më shumë të shëruar, 534, teksa në spitale në total po trajtohen 227 pacientë në tre spitalet COVID, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 20346
Fier 2516
Durrës 1217
Gjirokastër 1180
Shkodër 1025
Korçë 718
Vlorë 699
Kukës 343
Dibër 342
Elbasan 227
Berat 106
Lezhë 100


Shtuar 10.04.2021 18:17