Qëllohet me breshëri mbi makinën me dy pasagjerë, dyshohet se ka viktima (VIDEO)

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë në zonën e Astirit. Një makinë tip Audi është sulmuar me armë zjarri ndërkohë që ishte në semafor.

Dyshohet që brenda makinës gjendeshin dy persona, gjendja shëndetësore e të cilëve nuk dihet ende. Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet se ka një viktimë, por ende nukë shtë konfirmuar zyrtarisht.

Zona e mbipopulluar është mbushur me autoambulanca ndërkohë policia është në kërkim të autorëve për të cilët ende nuk ka asnjë detaj.

vijon …/albeu.com/

 

 

 


Shtuar 13.11.2021 19:56