Arrestohet në Dubai, Florenc Çapja

I akuzuari për vrasjen e dy personave në Elbasan, Florenc Çapja, është arrestuar në Dubai. Çapja ishte një nga njerëzit më të kërkuar nga policia, i njohur në botën e krimit.

Së bashku me Arjan Çapjan në vitin 2012, ata dyshohet se në bashkëpunim edhe me shtetas të tjerë, kanë vrarë me armë zjarri shtetasit Gentian Beqiri dhe Nezir Beqiri (babë e bir).

Ai është i dyshuar gjithashtu për tentativën e vrasjes së Fadil Memes, një krim i ndodhur në vitin 2006.

Kujtojmë se, i afërmi i tij Ardjan Çapja u arrestuar nga policia e Elbasanit në mars të 2021.

 


Shtuar 29.05.2021 19:01