Alarmohen banorët, përfshihet nga flakët objekti në zonën e mbipopulluar të Tiranës

Një zjarr ka rënë ditën e sotme në Tiranë.

Burimet bëjnë me dije se një objekt dykatesh në Myslyl Shyr është përfshirë nga flakët duke alarmuar banorët e zonës.

Burimet bëjnë me dije se zjarri ka rënë pas Gjykatës e cila ndodhet në Myslym Shyr.

 

Tiranë/informacion paraprak

Më datë 01.06.2021, rreth orës 14:20, në rrugën “Myslym Shyri”, në kryqëzim me rrugën “Adem Kruja”, ka rënë zjarr në një banesë dy katëshe të pabanuar.

Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga Grupi Hetimor për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. /albeu.com/

 

 


Shtuar 1.06.2021 14:40