Aksident në Tiranë, makina përplas 2 këmbësore

Një aksident është regjistruar mbrëmje e sotme në Tiranë në bulevardin “Migjeni”. Mësohet se një mjet ka aksidentuar 2 këmbësore të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 19.06.2021, rreth orës 19:50, tek bulevardi “Migjeni”, mjeti me drejtues shtetasin  Z. T.,  ka aksidentuar 2 këmbësore me iniciale R.N dhe F.J, të cilat ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./albeu.com


Shtuar 19.06.2021 21:13