E vizitoi në qeli, çfarë i kërkoi të vëllait piloti që vrau bashkëshorten

Charalambos Anagnostopulos, piloti 32-vjeçar që pranoi se kishte qenë ai vrarësi i bashkëshortes së tij Caroline, sot kishte një vizitë nga i vëllai. Mësohet se ai i ka çuar disa rroba dhe një libër të kërkuar nga piloti vrasës.

Mediat greke shkruajnë se ai kërkoi librin e gjeofizikanit David Begovic “Origjina e Gjithçkaje”, që është një libër për ardhjen e civilizimit njerëzor nga Big Beng-u deri në ditët e sotme.

Policia është habitur nga qetësia e madhe e treguar nga 32-vjeçari. Që dje, ai kërkoi dhe mori një kartë telefonike për të komunikuar me familjen e tij. Ai gjithashtu kërkoi të dinte vizitën në detaje, ndërsa avokatët e tij kanë zhvilluar takim me të./albeu.com