Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, raportohet për dy viktima

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të tunelit të Kalimashit, te Rruga e Kombit.

Raportohet për dy viktima, ndërsa mësohet se është përplasur një autobot dhe dy makina.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.

“Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.


Shtuar 18.10.2023 19:05