Aksidenti në Tunelin e Kalimashit, policia jep detaje: Dy të vdekur dhe tre të lënduar

Policia ka konfirmuar se dy janë viktimat e aksidentit në Tunelin e Kalimashit, në Rrugën e Kombit.

Gjithashtu bën me dije se 3 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga përplasja e një autoboti dhe 2 mjete.

“Rreth orës 17:45, në tunelin e Kalimashit, janë përfshirë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, ku udhëtonin shtetasit S. O., N. O., dhe I. L., banues në Kosovë, si dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh. S., banues në Kosovë. Nga aksidenti kanë humbur jetën dy shtetas, ndërsa 3 shtetasit e tjerët po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.


Shtuar 18.10.2023 19:34