Bie aksidentalisht nga lartësia ku po punonte, 60-vjeçari nga Tirana niset me urgjencë drejt spitalit

TIRANË-Një 60-vjeçar ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar.

Ngjarja ka ndodhur në rugën “Kristo Luarasi”, në një kompleks pallatesh në ndërtim e sipër.

Si pasojë shtetasi B.B është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com/


Shtuar 31.03.2023 18:26