11 shtetas të arrestuar në Tiranë, në pranga “gangsteri” që i vodhi çantën me dhunë të resë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 11 shtetas dhe ka proceduar penalisht 10 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale.

Ndër të arrestuarit është edhe një 30-vjeçar i cili i ka vjedhur me dhunë çantën e dores shtetases 28-vjeçares si dhe ka plagosur me thikë atë në tentativë për t’u larguar.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë…”-njofton policia.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Vihen në pranga 11 shtetas dhe procedohen penalisht 10 të tjerë, për vepra të ndyshme penale

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 30 vjeç, pasi i ka vjedhur me dhunë çantën e dorës, shtetases E. K., 28 vjeçe, dhe gjatë tentativës për t’u larguar, ka plagosur lehtë me mjet prerës, shtetasin E. D., 54 vjeç, i cili ka tentuar ta ndalojë.
—-
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. N., 20 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa dhe një mjet prerës thikë.

Gjithashtu, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit T. J., 25 vjeç, si dhe proceduan penalisht shtetasin T. Th., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e shtetasit T. J., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, ndërsa shtetasi T. Th. nuk ka kallëzuar krimin.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit N. B., 54 vjeç, pasi u konstatua duke kryer punime, pa lejen e organeve kompetente.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
– E. H., 29 vjeç, pasi ka shkelur masë e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës;
– L. C., 21 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve A. B., 21 vjeç, i dënuar më parë për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe M. H., 27 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
—-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– I. D., 26 vjeç, pasi u kap duke duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;

– K. B., 34 vjeç dhe P. L., 40 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.
—-
U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

– K. A., 40 vjeç, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”;

– A. M., 35 vjeç dhe A. I., 63 vjeç, për veprën penale “Kanosja”;

– R. D., 36 vjeç, O. H., 15 vjeç dhe P. Z., 15 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”;

– E. S., 60 vjeç dhe G. S., 41 vjeç, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”;
—-
Më datë 04.12.2021, shtetasja A. R., 32 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, vajza e mitur, shtetasja B. Xh., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /albeu.com/

 


Shtuar 6.12.2021 17:10