Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq. Një 10-vjeçar është goditur nga kali dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas policisë, i mituri është nisur drejt Tiranës për të marrë mjekim të specializuar.
Njoftimi i policisë:
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 26.07.2022, rreth orës 21:00, në Spitalin e Korçës është shoqëruar nga familjarët e tij, një i mitur 10-vjeçar, nga fshati Zvezdë, Maliq, i cili është dëmtuar aksidentalisht në trup, si pasojë e goditjes nga një kafshë pune (kalë). Aktualisht i mituri, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të transportohet në Tiranë për mjekim më të specializuar.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./albeu.com