E frikshme! Momenti kur burri goditet nga rrufeja (VIDEO)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur së fundmi në Indonezi.

Në video duket momenti që një qytetar që ishte duke ecur në rrugë më çadër në dorë dhe goditet nga rrufeja.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sukapura në Cilincing në veri të Xhakartës, ku si pasojë e rrufesë çadra është përfshirë nga flakët, ndërsa burri në moshën 35 vjeçare sipas videos së publikuar shihet i shtrirë në tokë pa vetëdije.

Sipas mediave të huaja, si pasojë e goditjes, burri ka rënë pa ndjenja në tokë.

Abdul Rosyid, pasi u godit nga rrufeja, u dërgua me urgjencë në spital, ku dhe është bërë e ditur se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën./albeu/


Shtuar 28.12.2021 11:10