E ëma feston sot ditëlindjen, Monika Kryemadhi e uron publikisht dhe i kërkon falje: Po përballesh me vështirësi për fajin tim

E ëma e Monika Kryemadhit festoon ditëlindjen. Deputetja e Partisë së Lirisë, e ka uruar të ëmën, Fatime Kryemadhi publikisht.

Në një postim të ndarë në Facebook, Kryemadhi shkruan se nëna e saj edhe sot përballet me vështirësi për shkakun e saj. Duket se Kryemadhi i referohet thirrjes së nënës së saj në SPAK, në kuadër të hetimit pasuror të nisur ndaj çiftit Meta që përfshinë edhe familjarët e afërt të tyre, pas kallëzimit Lobimin në SHBA.

Më tej, mes rreshtave Monika Kryemadhi i kërkon ndjesë publike nënës së saj për të gjitha vështirësitë dhe dhimbjet që i ka krijuar.

“Këtë foto Mami e ke shkrepur me 9 Prill 1974 dhe më pas ti ke vajtur në maternitet për të më sjellë në jetë mua. Me lindjen time kalove javë të tëra vështirësish në rrezik për jetën. Edhe sot që unë jam 50 vjeç dhe ti ke ditëlindjen përsëri ti përballesh me vështirësi për shkakun tim, je unike mami jam krenare për ty sepse forca jote, toleranca jote gjithmonë ka qënë pranë meje edhe pse unë bëhesha e pavëmendshme ndaj asaj që ti më ofroje , si shumë fëmijë.

Ti sot ke ditëlindjen dhe unë mund shkruaj fjalë pa fund për ty por asnjëherë nuk mund të mbush boshllëkun që unë herë pas herë ta kam krijuar duke qënë egoiste për familjen time. Të lutem pranoje urimin tim sot publik për ty duke të kërkuar falje për të gjitha vështirësitë, problemet, dhimbjet që të kam krijuar sepse kur bëhesh nënë kupton se çfarë institucioni përfaqëson Ajo.  Të dua mami me atë çfarë përfaqëson në jetën time”, shkruan Kryemadhi.


Shtuar 28.04.2024 15:30