Merret në pyetje nga SPAK nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi: U pyeta për pasurinë

Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi ka qenë sot në SPAK ku ka dëshmuar për pasurinë e saj të paluajtshme.

Për gazetarët, ajo tha se hetimet janë sulme politike, pasi vajza e saj ka denoncuar aferën e inceneratorëve, teksa shtoi se për shtëpinë që ka, ka punuar dhe e ka siguruar.

“Jam mamaja e Monikës, jam krenare për vajzën që kam. Që kur filloi të merret me djegsat ajo, nisën edhe këta. Dhashë sqarime për shtëpinë që kam, se skam qenë pa shtëpi unë. Më thonë që me një pension 160 mijë si u bëre me shtëpi, unë s’kam qenë pa shtëpi. Telefoni im nuk ka asnjë gjë, s’ksm bërë tendera”, tha ajo./albeu.com


Shtuar 11.04.2024 14:59