E dielë e zezë! Mbytet një tjetër pushues në Velipojë, 3 viktima mes dallgëve në pak minuta

Një tjetër mbytje raportohet të ketë ndodhur pak minuta më parë në bregdetin shqiptar.

Burimet bëjnë me dije se një pushues dyshohet të jetë mbytur në plazhin e Velipijës.

Policia njofton se rreth orës 11:15, në plazhin e Velipojës, shtetasi H. H. rreth 59 vjeç, dyshohet se është mbytur në det. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rikujtojmë se pak minuta më parë u raportua se dy pushues maqedonas kanë ndërruar jetë mes dallgëve në Kavajë, në plazhin e Spillesë.

Dyshohet se ata janë të moshës rreth 70-vjeçare dhe dyshohet se mbytje ka ndodhur për shkak të arrestit kardiak që kanë pësuar në det.

NJOFTIMI ZYRTAR/ KAVAJË:

Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:25, në plazhin e Spillesë, dy shtetas të gjinisë mashkullorerreth 70 vjeç, dyshohet se si pasojë e dallgëve janë mbytur në det.

Shtetasit që humbën jetën si pasojë e mbytjes në det janë M. M., 79 vjeç dhe C. M., 78 vjeç, pushues nga Maqedonia e Veriut.

Vijon puna nga Grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 22.08.2021 12:17