E diela dynd qytetarët nëpër rrethe, kaos dhe trafik në dalje të Elbasanit

E diela e sotme ka qenë një ditë me diell dhe temperatura të larta duke bërë që shumë qytetarë t’i drejtohen udhëtimeve.

Por gjatë kthimit, situata në qarkullimin rrugor në dalje të Elbasanit është bërë kaotike.

Raportohet se qindra automjete janë bllokuar në trafik, ndërsa Policia Rrugore nuk ka marrë masa për zbutjen e trafikut.

Dita me diell e të dielës duket se ka ndikuar që shumë qytetarë tu drejtohen plazheve apo pikave turistike.


Shtuar 23.05.2021 20:42

Tags: