E dhunuar dhe traumatizuar, zbardhen detaje nga përdhunimi i 50 vjeçares shqiptare në Greqi

Detaje të reja bëhen me dije nga përdhunimi i 50-vjeçares shqiptare në Athinë të Greqisë.

Sipas mediave greke, gruaja me profesion sanitare, ishte duke pastruar një ndërtesë, kur një person, mbi të 30-at me orgjinë bullgare, i afrohet, i mbyll gojën dhe e tërhoqi zvarrë në apartamentin e tij.

Sipas raportimeve, bullgari ka abuzuar seksualisht me shqiptaren për disa orë, derisa kjo e fundit, mundi të dilte në ballkon e të kërkonte ndihmë për tu dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ajo ishte e dhunuar keqas, me shenja të shumta dhe e traumatizuar nga ajo që ka ndodhur. Ky rast ka nxitur një revoltë të madhe në Greqi, ku aktivistë të shumtë, të mbrojtjes së të drejtave të grave, janë lëshuar në rrugët e qyteteve greke, duke u sensibilizuar me këtë ngjarje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet duke shpallur në kërkim bullgarin, ndërsa dyshohet se të përfshirë kanë qenë edhe persona të tjerë.

Shtuar 20.06.2021 21:42