E denoncoi babai, arrestohet Vali Corleone

‘Princ Valentino Corleone’ është arrestuar ditën e djeshme në qytetin e Gjilanit. Ai dyshohet se ka kanosur babanë e tij teksa ishin në shtëpinë e tyre.

Lajmin për Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Ankuesi M.K.SH. ka raportuar se djali i tij/ i dyshuari M.K.SH. e kishte kanosur derisa ishin në shtëpinë e tyre.

I dyshuari dyshohet se shkakton vazhdimisht dhunë në familje duke i kanosur prindërit e tij.

I dyshuari është arrestuar nga policia e Kosovës , ai është intervistuar në bazë të procedurave ligjore. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që i dyshuari zë ndalohet për 48 or. Rasti i referohet Prokurorisë Themelore”, ka thënë Ismet Hashani për Express.


Shtuar 22.03.2022 09:51