E bujshme, ministrja serbe kërkon nga BE liberalizimin e vizave për Kosovën

Ministrja për të Drejtat e Njerëzve e të Komuniteteve si dhe për Dialogun e Brendshëm në Serbi, Gordana Qomiq, ka thënë se Bashkimi Europian duhet të liberalizojë vizat për Kosovën.

Komentet Qomiq i bëri në një intervistë për EURACTIV, rrjet i mediave, i specializuar në politikat e BE-së, ku ka folur për marrëdhëniet e Serbisë me fqinjët dhe dialogun e brendshëm në Serbi.

Ajo ftoi gjithashtu BE-në të hapë negociatat për anëtarësim me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, shkruan portal N1 të hënën.

“Kjo nuk i kushton asgjë (BE-së), por përçon mesazhin se BE-ja mbetet pas asaj se projekti i paqes është ideja themelore mbi të cilën është ndërtuar unioni”, ka thënë Qomiq.

Ndryshe nga Qomiq, kolegu i saj ministër në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, gati çdo ditë fyen shqiptarët, e shpesh edhe kërcënon./albeu.com/