E ardhmja e Ronaldos, ja kur do të takohen

Një e ardhme për tu shkruar për Cristiano Ronaldo.

Portugezi tashmë e ka bërë të ditur, përmes agjentit të tij, se ai është i përqendruar te Juventus dhe finalen e sezonit.

E ardhmja e tij, e pasigurt pavarësisht se kontrata skadon në 2022, do të vendoset në fund të kampionatit.

Kur? Sipas Sportmediaset, CR7 (dhe për këtë arsye edhe Jorge Mendes) dhe presidenti i Juventusit Andrea Agnelli kanë vendosur tashmë një kalendar.

Konkretisht, të dy do të takohen në fillim të majit për të vendosur nëse do të vazhdojnë së bashku apo të thonë lamtumirë…


Shtuar 15.04.2021 22:55