Dyshohet se pësoi arrest kardiak, humb jetën 78-vjeçari në Sarandë

Një pushues 78-vjeçar ka humbur jetën në plazhin e Sarandës pasditen e sotme. Dyshimet e para janë se pushuesi, banues në Memaliaj, ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Sarandë/Informacion paraprak

Sot, në lagjen nr. 4, Sarandë, shtetasi J. Xh., 78 vjeç, banues në Memaliaj, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak duke pushuar në plazh dhe si pasojë ka humbur jetën në spitalin e Sarandës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 15.08.2024 20:51