Dyshohet se i ka helmuar uji, fluks qytetarësh në spitalin e Kukësit

Fluks qytetarësh janë paraqitur ditën e sotme në urgjencën spitalit të Kukësit.

Deri më tani mjeku i këtij spitali Albert Shehu raporton për viroza dhe helmim.

Raportohet se uji vjen i turbullt në çezma.

Mes pacientëve në spital ka pasur edhe banorë nga fshati Shtiqen.

Mjekët bëjnë thirrje që të ndalohet përdorimi i ujit deri në daljen e analizave./albeu.com