Dy aksidente kanë ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan.
Njëri në fshatin Shalës, ku paraprakisht dyshohet se një makinë është përplasur me një motor e si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit, 40 vjeç.
“Rreth orës 17:30, në aksin rrugor “Cërrik-Belsh”, automjeti me drejtues shtetasin B. C., 49 vjeç, banues në Belsh ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin S. T., rreth 40 vjeç, banues në Belsh. Si pasojë e aksidentit, shtetasi S. T., ka humbur jetën në vendngjarje.”
Ndërkaq, drejtuesi i automjetit është ndaluar në ambientet e Policisë, me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në fshatin Grekan, ku një makinë ka përplasur një të moshuar e cila është dërguar në spital. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
/albeu.com